Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Foto: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë

Sot betohet presidenti i ri i Shqipërisë, Bajram Begaj

Këtë të diel në orën 18:00 do të zhvillohet ceremonia solemne e betimit të presidentit të ri të Shqipërisë, Bajram Begaj në Parlament.

Më pas, një ceremoni do të organizohet edhe në Presidencë, për marrjen e detyrës së re nga Begaj.

Bajram Begaj u zgjodh Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë në muajin prill. Në votimin që u krye në seancën plenare në Kuvend, morën pjesë 83 deputetë.

Begaj u zgjodh me 78 vota pro, teksa 4 deputetë votuan kundër dhe pati një abstenim.

Ndërsa, Partia Demokratike vijon të mbetet e përçarë e të ketë qëndrime të ndryshme edhe për prezencën në seancëne betimit të Begajt.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se grupi i deputeteve që janë pro kryetarit Sali Berisha, nuk do të marrin pjesë në seancë, pasi zgjedhjen e Begajt e cilesojnë si anti-kushtetuese.

Ndërkohë, grupi tjetër i deputetëve demokratë konfirmuan se nuk kanë vendin për të bojkotuar këtë seancë.

Enkelejd Alibeaj tha se grupi i deputetëve do të shkojë nesër në seancën ku do të betohet Begaj, pasi respektojnë institucionet dhe Kushtetutën./Euronews Albania