Sonte: Rrëfimi për qytetin e 'Fajdeve'

Në emisionin e sotëm të “Drejtësia në Kosovë” do diskutohet për skemat e fajdeve në qytetin e Prizrenit.
Reportazhi sjell ngjarjen ku një furrtari nga Prizreni i kërkohet të dorëzoj shtëpinë dhe poronat si kundërvlerë për paratë e marra me fajde.


Emisioni shpjegon skemën ku për 1 mijë euro fajde paguhen nga 15 deri 20% kamata në muaj dhe rritjen e kamatës në rast se tarifat e fajdeve nuk paguhen me kohë.
Në filmime ekskluzive emisioni sjell filmime nga operacioni i prokurorisë kur të dyshuarit e fajdes arrestohen gjatë dorëzimit të parave.
Në pjesën e dytë të emisionit ndiqni pamjet e kontrolleve të lokaleve nga ana e ATK-së në Komunën e Gjilanit.
Drejtësia në Kosovë, çdo të premte prej orës 22:20 në RTK dhe live në Facebook të KALLXO.com.