Sonte: Debati për politikën e jashtme dhe sigurinë

Sonte në #debatpernime në ZgjidhjeparaZgjedhjeve do të diskutohet për politikën e jashtme, integrimet edhe sigurinë.

Të ftuar në debat janë: Skënder Hyseni- ish ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Burim Ramadani- ish zëvëndësministër i Ministrisë së Mbrojtjes, Zenun Pajaziti- ish ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, Haki Abazi- ish aktivist i Shoqërisë Civile.

‘ZgjidhjeparaZgjedhjeve, transmetohet në orën 21:30 në Radio Televizionin 21, Live në KALLXO.com dhe në Girafa Video.