Sonte në KallxoPernime: Dhuna, skandalet e rrahjeve dhe korrupsioni në Trepçë

 

Sonte në emisionin #KallxoPernime do të ndiqni pamjet dhe audio incizimet që dëshmojnë dhunën e ushtruar mëngjesin e ditës së djeshme në objektin e ndërmarrjes Trepça në Mitrovicë.

Si u sulmuan dhe u kërcënuan në prezencën e policisë u.d. kryeshefi i ndërmarrjes Enis Abdurrahmani dhe drejtori i Administratës Besim Haxhiu?

Përveç dy udhëheqësve të ndërmarrjes lëndime kanë marrë edhe dy zyrtarë policor.

Cilat janë pretendimet e ish u.d. kryeshefit Rafet Ibishi për shkarkimin e tij, dhe çka thotë ai për sulmin ndaj dy udhëheqësve të Trepçës?

Kush u arrestua dhe u ndalua me pas për 48 orë për ngjarjet në ndërmarrjen Trepça, dhe cilat janë dyshimet që u vihen ne barrë?

Nënshkrimi i cilës kontratë dyshohet se çoi në nisjen e dhunës në ndërmarrjen Trepça. Kush e nënshkroi kontratën dhe kush nuk pranoi ta nënshkruaj atë?

Si ndodhi që kryeshefi i ri të sulmohet ende pa përfunduar pranim dorëzimi i detyrës.

Audioincizimi që dëshmon gjithçka çka u bisedua mes kryeshefit dhe paraardhësit të tij dhe një grupi të punëtoreve.

Çka thotë Ragip Istrefi nga këshilli grevist se pse ai dhe disa punëtorë mëngjesin e djeshëm shkuan në drejtorinë e ndërmarrjes?

Gjithashtu ndiqni deklaratat e Mentor Arifajt, zëvendësministër i Ekonomisë, Bahri Hyseni, kryesues i Bordit të “Trepçës”, Besim Imeri, Njësia për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, çka thonë ata për gjendjen e krijuar ne ndërmarrjen Trepça.

‘Kallxo Pernime’ transmetohet sonte nga ora 20;30 në RTV Dukagjini dhe live në KALLXO.com.