Sonte në Jeta në Kosovë : Misteri i Arkivave të “Rilindjes”

Sot në emisionin ‘Jeta në Kosovë’ do të shfaqet dokumentari për Misterin e Arkivave të Rilindjes.

‘Rilindja’, që ka qenë shtëpia e parë botuese në Kosovë, po rrezikon që të mbetet pa arkivin e saj, i cili është në zhdukje.

Dokumentari është realizuar nga Ervina Halili, e cila ka arkivuar historinë gojore të shkrimtarëve që kanë botuar në rilindje.

Në emisionin e sotëm, do të diskutohet për arkivin e “Rilindjes”, nëse mund të shpëtohet dhe krejt çfarë ka ndodhur tash e 20 vjet prej që është mbyllur Rilindja.

Në debat flasin: Granit Kuqi nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, Ruzhdi Panxha nga  Arkivi i Kosovës, Ervina Halili, Arkivi Rilindja dhe Nazmi Rrahmani, shkrimtar

Emisioni ‘Jeta në Kosovë’ transmetohet çdo të enjte në orën 20:15 në RTK dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com. Repriza transmetohet të premten në mesditë.