Sonte në “Jeta në Kosovë": Ish-diplomati amerikan flet për qasjen e re të Uashingtonit ndaj Kosovës

Sonte në emisionin “Jeta në Kosovë”, ish-diplomati amerikan James Pardew, do të flasë për presionin e fundit në të cilin u gjend qeveria e Kosovës për ta larguar tarifën ndaj mallrave të Serbisë dhe masën e reciprocitetit të vendosur javën e kaluar.

Pardew, i cili ka qenë ambasador i SHBA-ve në Bullgari dhe ish zëvendës asistent i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, dhe është marrë me çështjen e Kosovës, në intervistën me Jeta Xharrën ka folur për atë se çka ka ndryshuar në Shtëpinë e Bardhë rreth Kosovës gjatë administratës së Donald Trump.

Në pjesën tjetër do të transmetohet një debat rreth mbajtjes së procesit mësimor gjatë kohës së pandemisë.

Në këtë debat do të flasin: Hykmete Bajrami, ministre e MASHTI; Enis Dibrani, Zëvendës Ministër në MASHTI: Blerta Hasani, Xhenara Drini e Sanja Vukoviq, mësuese.

Emisioni “Jeta në Kosovë” transmetohet në orën 20:10 në RTK dhe LIVE në Facebook të KALLXO.com.