Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sonte në 20:30 përfaqësuesit e partive politike flasin për shëndetësinë

Kosova dhe e gjithë bota janë duke u përballur me pandeminë COVID-19 duke bërë kështu që shëndetësia të vazhdojë të jetë temë kyqe për diskutim.

Për të folur lidhur me shëndetësinë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, në KALLXOPernime, sonte në 20:30 dhe  RTV Dukagjini përballë Jeta Xharrës do të jenë Uran Ismaili, ish- Ministër i Shëndetësisë nga PDK, Fatmire Kollqaku- Mullhaxha, ish- deputete nga LVV, Shemsedin Dreshaj nga AAK dhe Ardian Shala nga LDK.

Në këtë emision do të diskutohet për menaxhimin e pandemisë nga ana e institucioneve por edhe për tubimet  e partive politike përkundër masave anti-COVID.

Në debat është diskutohet edhe për listën e barnave esenciale, për menaxhimin e pandemisë nga ShSKUK dhe për punësimet politike në institucionet shëndetësore.