Sonte ndeshja Suedi vs Kosovë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte do të përballet me Suedinë, në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës ‘Katar 2022’, raporton RTKLive.com.

‘Dardanët’ mbrëmë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në tokën suedeze para sfidës së vështirë kundër Suedisë.

Kombëtaren tonë e pret një ndeshje e vështirë, sepse përballë do të ketë një skuadër të fortë siç është Suedia.

Atmosfera në taborin e skuadrës sonë, është mjaft e mirë dhe optimist për një paraqitje dinjitoze të ekipit tonë në duel me suedezët.

Skuadra jonë në këtë ndeshje hynë me ambicie që të befasojë skuadrën suedeze në mënyrë që të marr rezultat të favorshëm në këtë transfertë shumë të vështirë në Suedi.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, është i vetëdijshëm së ndeshja me Suedinë, do të jetë sfidë e vështirë, por ai beson së djemtë e Kombëtares sonë, do të japin më të mirën në këtë duel.

Kujtojmë së momentalisht Kosova renditet në pozitën e katër në grupin B të kualifikimeve me katër pikë, ndërsa Suedia është e dyta me nëntë pikë.

Ndeshja Suedi-Kosovë nis në orën 18:00 dhe transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës. RTK