Sonte nata finale e Eurovizionit, Anxhela Peristeri ka nevojë për ndihmën tuaj!

Anxhela Persiteri u kualifikua e para për në natën finale në Eurovision duke bërë krenar çdo shqiptar.

Sonte është nata finale dhe Anxhela sipas shortit të hedhur do të performojë e dyta në radhë.

Dhe nisur nga kjo me anë të një postimi të saj në Facebook , këngëtarja ju ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë të votojnë kodin 2, në momentin që fillon votimi me numrin e telefonit që do shfaqet në ekran.

Këngëtarja Anxhela Peristeri, për të kërkuar ndihmen e të gjithë shqiptarëve, është adresuar me një thirrje në Facebook.

Sonte është nata finale e Eurivizionit. Unë do përforcoj e dyta .Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të votojnë në numrin e shtetit përkatës me kodin 02 në momentin që fillon votimi dhe numri i telefonit shfaqet në ekran! Nga një telefon mund te votohet deri ne 20 here. Faleminderit shumë për mbështetjen! Ju dua”. oranews