Ilustrim

Sonte mbyllen kafiteritë, baret dhe restorantet në Britani

Kafenetë, baret dhe restorantet duhet të mbyllen nga e premtja në mbrëmje për të parandaluar coronavirusin, ka thënë kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, raporton BBC.

Furrat e bukës do të mbesin të hapura, sipas vendimit.

Gjithashtu, edhe klubet e natës, teatrot, kinematë, palestrat u është kërkuar të mbyllen “sa më shpejt që të munden”.

Johnson tha që për momentin “ne kemi nevojë për t’i mbajtur njerëzit larg” por situata pritet të rishikohet çdo muaj.