Sonte: Debati për ekonominë dhe financat e Kosovës

Ish- ministrat që kanë udhëhequr ministritë e Ekonomisë dhe Financave do të përballen në debat për të dhënë përgjigje për shumë tema të ndryshme rreth këtyre ministrive.

Se çka kanë punuar keq dhe çka duhet të përmirësohet në sistemin e ekonomisë dhe financave shtetërore, sonte në #debatpernime në #ZgjidhjeparaZgjedhjeve do të japin përgjigje Bedri Hamza, ish ministër i Financave, Valdrin Lluka, ish ministër i Ekonomisë, Avdullah Hoti, ish ministër i Financave, Hekuran Murati, ish aktivist i shoqërisë civile.

Se a janë ngi politikanët e Kosovës, a i kanë punësuar të gjithë nipat-mbesat dhe dajallarët, a ka u mbet ndonjë tender pa u gllabëruar prej njerëzve të lidhur me politikën, sa janë të politizuara Bordet e Ndërmarrjeve Publike, a ka investitorë të huaj të interesuar për investime në Kosovë. Këto e shumë tema të tjera do t’ i dëgjoni në emisionin e sontëm, në serinë e debateve parazgjedhore ‘ZgjidhjeparaZgjedhjeve’.

 

‘ZgjidhjeparaZgjedhjeve’, transmetohet në orën 21:30 në Radio Televizionin 21, Live në KALLXO.com dhe në Gjirafa Video.