Sondazhi, qytetarët tregojnë se kush është personi më i përshtatshëm për president të Kosovës

Sondazhi i publikuar në RTV Dukagjini dhe i mundësuar nga Riinvest Data Analitics, ka treguar mendimet e qytetarëve se kush është personi më i përshtatshëm për president të ardhshëm të Kosovës.

Sipas sondazhit, e para renditet Vjosa Osmani me 57.18%, pas saj vjen Ramush Haradinaj me 11%, Albin Kurti 7.12% dhe Isa Mustafa me 2.98%.

Sipas respodentëve, problem urgjent që duhet të zgjidhet sa më shpejt në Kosovë është luftimi i korrupsionit.

Ndërkaq, sa i përket renditjes së partive politike në zgjedhjet e 14 shkurtit, e para renditet Lëvizja Vetëvendosje me 54.1%, e ndjekur nga PDK, LDK, AAK dhe partitë e tjera.

Për këtë sondazh janë pyetur 1,100 respodentë në shtatë regjione të Kosovës, kurse margjina e gabimit është plus minus 3 për qind.

Sondazhi është realizuar prej 11-17 janar 2021.

Burimi: RTV Dukagjini