Sondazhi për hulumtimin e cilësisë së ajrit

Kandidati për programin Master i Shkencave (MSc) në Menaxhimin Urban dhe Zhvillimin në Institutin për Studime të Strehimit dhe Zhvillimit Urban në Universitetin Erasmus Rotterdam (2021) Petrit Ahmeti, është duke zhvilluar një sondazh për të hulumtuar përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Sipas tij, ky është një sondazh i shkurtër (3 – 4 min) në gjuhën shqipe dhe angleze.

Përgjigjet janë plotësisht anonime dhe nuk do të përdoren për të identifikuar asnjë nga të anketuarit e këtij studimi.

Sondazhin mund ta ndani me anëtarët e familjes, fqinjët, dhe miqtë që jetojnë në Prishtinë duke përdorur lidhjen në shfletues. Nëse nuk jetoni në Prishtinë, mos e plotësoni sondazhin, pasi nuk kualifikoheni për qëllimin e këtij studimi. Sa më shumë përgjigje të marr, aq më të besueshme janë konkluzionet.

Për ta plotësuar sondazhin klikoni në këtë LINK.