Ilustrimi: Kallxo.com

Sondazhi në RTV Dukagjini, kjo është renditja e partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit

Në emisionin Debat Plus të RTV Dukagjinit është prezantuar sondazhi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Sondazhi e rendit Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 54.1 për qind, pasuar nga PDK, LDK, AAK dhe partitë e tjera.

Për këtë sondazh janë pyetur 1,100 respodentë në shtatë regjione të Kosovës, kurse margjina e gabimit është plus minus 3 për qind.

Sondazhi është realizuar prej 11 deri më 17 janar 2021.

Rezultatet tregojnë se partitë kanë këto përqindje; AAK 6.4 për qind, LDK 10.3 për qind, PDK 14.9 për qind, LVV me 54.1 për qind, Nisma 1.4 për qind, Lista Serbe 5 për qind, partitë e tjera 4.4 për qind.

Ky sondazh është mundësuar nga Riinvest Data Analitics.