Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Soltenberg tregon për masat që ka ndërmarrë NATO pas tensioneve në veriun e Kosovës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur në lidhje me situatën në veri të vendit duke deklaruar se sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë.

Stoltenberg ka theksuar se dhuna kthen Kosovën, prapa e po ashtu të gjithë rajonin dhe i vendos në rrezik aspiratat euroatlantike teksa shton se Prishtina dhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkret për të shtensionuar situatën.

”Dhuna kthen Kosovën, prapa e po ashtu të gjithë rajonin dhe i vendos në rrezik aspiratat euroatlantike. Të dyja, Prishtina dhe Beogradi duhet të ndërmarrin hapa konkret për të shtensionuar situatën, të përmbahen nga sjellja e papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE, që është e vetmja mënyrë për një paqe të qëndrueshme”- ka deklaruar Stoltenberg në një konferencë për media.

Sekretari tha se dënon ashpër sulmet e pa provokuara ndaj trupave të KFOR-it dhe ka thënë si të tilla duhet të ndalen.

“Ne dënojmë ashpër sulmet e pa provokuara ndaj trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, e cila çoi në lëndimin e 30 paqeruajtësve. Sulme të tilla janë të papranueshme dhe duhet të ndalohen. KFOR-i do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të mbajtur një ambient të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës”- tha Stoltenberg.

“Ne kemi vendosur të dislokojmë 700 trupa më shumë nga forcat e shërbimit operacional për Ballkanin Perëndimor dhe të vendoset një batalion shtesë mbi forcat e shërbimit në gatishmëri të lartë në mënyrë që ato të mund të dislokohen nëse është e nevojshme. Këto janë veprime të matura që sigurojnë që KFOR-i ka forcat dhe kapacitetin që i duhet për të përmbushur mandatin e tij”- shtoi ai.

Zhvillimet e fundit në veri