Sokol Haliti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sokol Haliti sërish kandidat i LDK-së për kryetar të Vitisë

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zyrtarizuar sonte kandidaturat për kryetarë të disa komunave për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.

Kandidat i LDK-së për kryetar të Vitisë do të jetë Sokol Haliti.

Haliti është edhe kryetar aktual i Komunës së Vitisë.

LDK ka emëruar 8 kandidatë për kryetarë komunash, disa prej të cilëve janë duke drejtuar aktualisht komuna.

Kandidatë për kryetar të Komunës së Prishtinës është Përparim Rama, për kryetar të Komunës së Podujevës është Ekrem Hyseni, për kryetar të Komunës së Pejës është Gazmend Muhaxheri, për kryetar të Komunës së Suharekës është Ardian Shala, për kryetar të Komunës së Lipjanit është Imri Ahmeti, për kryetar të Komunës së Fushë -Kosovës është Burim Berisha, për kryetar të Komunës së Vitisë është Sokol Haliti dhe për kryetar të Komunës së Vushtrrisë është Xhafer Tahiri.