Foto: Snapchat

Snapchat ofron çmime në para për t’i përfunduar sfidat në lojëra  

Një nga arsyet e rritjes meteorike të TikTok ishin njerëzit që kryenin sfida në tema të ndryshme. Tani, Snapchat dëshiron të përsërisë një sukses të tillë sukses, dhe ti shpërblejë krijuesit në këtë proces gjithashtu.

Kompania njoftoi një program të quajtur Spotlight Challenges për krijuesit që të marrin pjesë dhe të fitojnë një shumë parash që shkon deri në 25,000 dollarë amerikanë:

“Përdoruesit e Snpachat-it apo snapchaterët siç po quhen ndryshe, mund të fitojë një pjesë të shumës totale të çmimit të disponueshëm për secilën Spotlight Challengere, e cila zakonisht do të shkojë nga 1 mijë deri në 25 mijë dollarë, megjithëse herë pas here ne mund të vëmë në dispozicion një shumë më të madhe për një Sfidë të veçantë. Çmimi minimal që një Snapchater mund të fitojë në një Spotlight Challenge është 250 dollarë”.

Këto sfida do të shfaqen së pari tek përdoruesit më të vjetër se 16 vjeç në SHBA. Krijuesit do të duhet t’i përdorin tinguj, hashtagët ose lentet specifike për t’u kualifikuar për konkursin.

Snapchat do t’i shfaqë këto sfida në faqen e saj, dhe ju mund të klikoni në njërën prej këtyre sfidave për ti parë detajet të tilla si kriteret e përshtatshmërisë, afatet e paraqitjes dhe paratë e shpërblimit.

Kompania tha se për secilën sfidë, do ti marrë 50 klipet kryesore përkatëse dhe më të shikuarat për vendimin përfundimtar. Më vonë, do të shpallë tre deri në pesë fitues bazuar në “krijimtarinë dhe origjinalitetin dhe përdorimin novator të Snap Creative Tools”.

Ideja e Snap është e thjeshtë. Përdorni më shumë nga mjetet tona për të fituar dhe shpenzoni më shumë kohë në aplikacion sesa të vërdalleni kot në TikTok. Së fundmi aplikacioni TikTok në pronësi të ByteDance kohët e fundit kaloi kufirin e 1 miliard përdoruesve aktivë në të gjithë globin, dhe Snap do të donte ta kishte një interesim të njëjtë.

Snpachat shpreson se do të jetë në gjendje të dalë me sfida që janë argëtuese dhe të shëndetshme dhe i largojnë njerëzit nga ato të dëmshmet. Sidoqoftë, nëse konkurrenca bëhet e keqe, krijuesit mund të ndërmarrin hapa toksikë për të fituar më shumë shikime, dhe kompania do të duhet të jetë e vetëdijshme për këtë.

Muajin e kaluar, një seri raportesh nga Wall Street Journal vunë në dukje se Facebook injoroi ndikimin e dëmshëm të Instagram në shëndetin mendor të adoleshentëve. Snap nuk do të donte të kategorizohej në të njëjtën grup.

Përgatiti: Nuhi Shala