S'mbahet mbledhja e komisionit për hidrocentrale për mungesë të kuorumit
01.12.2020 - 11:35
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve është shtyrë për një ditë tjetër për shkak se sot ka pasur mungesë të kuorumit.
Në këtë mbledhje ishte paraparë të raportonin Muhamet Malësiu, drejtor i Departamentit të Mjedisit dhe Ujërave dhe Gani Berisha, drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.
Propozuesi i këtij komisioni, Haxhi Avdyli, tha se mungesa e kuorumit po ndodh për shkak se deputetët po kanë mbledhje të komisioneve të tjera dhe për shkaqe shëndetësore.