Smakiqi: Posta udhëhiqet nga zyra e Vetëvendosjes
16.6.2022 - 23:22
Xhevdet Smakiqi, ish-kryeshef i Postës së Kosovës, ka kritikuar menaxhmentin aktual të kësaj ndërmarrje dhe Qeverinë e Kosovës.
Smakiqi në ‘Kallxo Përnime’ tha se Qeveria ende nuk e ka zgjedhur kryeshefin e Postës dhe menaxhmenti lëshon vetëm nënshkrime.
“Qeveria ende s’mujti me zgjedh një kryeshef.. Unë një e di që Posta e Kosovës udhëhiqet nga jashtë, nga një zyre e Vetëvendosjes dhe këta veç nënshkruajnë dokumente”, tha Smakiqi.
Sipas tij, në Postë ‘ka një terror psikologjik të punëtorëve sepse vazhdimisht ka nisje të ristrukturimit politik’.