Jeta në Komunë, Rahovec. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Smajl Latifi përballë Jeta Xharrës - LIVE

I ftuari i radhës në debatin “Jeta në Komunë” përballë Jeta Xharrës, është kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Në këtë debat, Latifi do të ballafaqohet me premtimet e bëra në fushatën e vitit 2017, punët e përfunduara si dhe ato të papërfunduara deri tani, për tri vite të qeverisjes.

Tek pyetjet e ‘zërit të qytetarëve’, Latifi do të arsyetohet për mos funksionalizimin e hemodializës, mungesës së ujit e kanalizimit, me problemet e vreshtarëve të Rahovecit si dhe me problemet e mësimdhënësve të larguar nga puna e po ashtu edhe me muzeun e zbrazët të këtij qyteti.

Përballë Latifit nga ana e opozitës është vetëm asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Zhuniqi. Pjesëmarrës në debat janë edhe asamblisti i AAK-së, Ali Morina dhe nënkryetari i komunës, Fatmir Iska.

Në fund të emisionit do të transmetohet një storie suksesi në Rahovec, ajo e ndërrmarrësit, Alban Ejupi, i cili ka arritur të zhvillojë një biznes të prodhimit të kuzhinave profesionale, i cili përpos që përmbush nevojat e tregut vendor, arrin të eksportojë edhe jashtë vendit.

Albani ka krijuar edhe grupin “AFP innovations”, grup ky i cili grumbullon rreth vetes studentë të cilët tentojnë të kryejnë zbulime të reja.