Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Smajl Latifi fitoi më së shumti nga votat me kusht

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka publikuar rezultatet e votave me kusht dhe atyre të personave me nevoja të veçanta në komunën e Rahovecit.

Kandidati për kryetar me më së shumti vota është Smajl Latifi  nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i cili ka fituar 120 vota.

I dyti është kandidati i LVV-së, Visar Korenica, me 57 vota.

Latifi e Korenica shkojnë në balotazh për kryetar të Komunës.

Sot ka filluar numërimi i votave me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta për zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor.