Slogani i mundshëm i LDK-së për zgjedhjet e 14 shkurtit

Ministrja në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka postuar një fotografi të sloganit në të cilën shfaqet një zemër e krijuar nga një lidhëse, e që besohet se LDK do ta përdorë në fushatën për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në këtë slogan të mundshëm të LDK-së është edhe mbishkrimi “Mbesim në Lidhje”.

Slogani i fundit i partisë së udhëhequr nga LDK-ja ishte BESO.

Kandidati i kësaj partie për kryeministër është Avdullah Hoti.

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani mbrëmë ka shpërndarë legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe ka caktuar zgjedhjet parlamentare të parakohshme për më 14 shkurt.

Kurse, sot, në mbledhjen e KQZ-së u bë e ditur se fushata zgjedhore fillon më 3 dhe përfundon më 12 shkurt 2021.