Sllovenia me numër rekord të të vdekurve nga COVID-19 brenda ditës

Sllovenia ka regjistruar 1,302 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit dhe 59 raste të vdekjes së të infektuarve nga ky virus, numri më i lartë i vdekjeve të regjistruara brenda një ditë që nga fillimi i pandemisë në këtë shtet, raporton Balkan Insight.

Aktualisht në Slloveni ka 20,337 raste aktive me COVID-19.

Zëdhënësi i qeverisë, Jelko Kacin, u ka thënë gazetarëve të martën se këto shifra nuk janë inkurajuese dhe se vala e dytë e coronavirusit nuk po zbutet.

Sipas vlerësimeve të qeverisë, një nga arsyet kryesore të shpërndarjes së virusit është mosrespektimi i masave epidemiologjike dhe tani zyrtarët po bëjnë thirrje për dënime më rigoroze ndaj atyre që nuk i respektojnë këto masa.