Slloveni: Karantinë e detyruesheme për personat që arrijnë nga vendet me situatë si Kosova

Konferenca për shtyp e ditës së sotme për COVID-19 ishte vizituar nga Ministri i shëndetësisë Tomaz Gantar, ministri i brendshëm, Ales Hojs, drejtori i Institutit kombëtar të shëndetit publik, Milan Krek dhe zëdhënsëi i qeverisë, Jelko Kacin.
Qeveria po merr masa të frenojë rritjen e numrit të infektuarëve që vijnë nga jashtë, tha Tomaz Gantar. Masat për të parandaluar përhapjen e virusit brenda vendit ende nuk janë miratuar, por qeveria po i konsideron ato dhe do t’i miratojë menjëherë pasi të vërtetohet se virusi po përhapet në mes popullatës.
Qeveria ka miratuar ndryshimin e urdhërit për vendosjen dhe zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në vendkalimet kufitare nëpër pikat e kontrollit i cili do të hyjë në fuqi më 19 qershor 2020.
Sipas Ales Hojs është futur një rregull i ri për hyrjen në vend që vetëm personat që paraqesin një qerifikatë më pak se tre ditë të vjetër të testuar negativë per Covid -19dhe se është kryer në një shtet anëtarë të BE-së do të lejohet të hyjë në Slloveni pa kufizime.
Qeveria ka shtuar vendet si Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Kosova në listë si vende me një situatë epidemiologjike të përkeqësuar që i bije se nuk mund të hyjnë pa një karantine 14 ditëshe.

LINK