Skenderaj, vëllai raporton në polici për motrën e zhdukur
20.10.2020 - 11:31
Në rajonin e Skenderajt është zhdukur një grua.
Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme nga vëllai i viktimës, ndërsa motra e tij me datë 16 tetor është larguar nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer.
Sipas ankuesit, motra e tij është larguar nga shtëpisë rreth orës 06:30.
Policia po vazhdon hetimin e këtij rasti.