Foto: Ilustrim

Skenderaj, u gjetën disa persona duke luajtur bixhoz, arrestohet një i dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një patrulle në Skenderaj ka hasur në një lokal në të cilin disa persona ishin duke luajtur bixhoz.

“Në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një sasi parash dhe 3 kompjuter”, njofton Policia.

Të dyshuarit përveç që ishin duke luajtur bixhoz, ata ishin duke shkelur edhe masat anti-COVID. Policia i kishte kapur ata në ora 23:30, dy orë më vonë sesa që lejohet sipas masave në fuqi.

Në lidhje me këtë rast, Policia ka arrestuar një të dyshuar.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.