Foto: Komuna e Skenderajt/Facebook

Skenderaj, shpërndahen ndihma ushqimore për familjet e prekura nga vërshimet 

Ekipi Emergjent në Komunën e Skenderajt ka bërë sot shpërndarjen e pakove ushqimeve tek familjet të cilat janë të prekura nga vërshimet dhe nuk kanë mundësi të furnizimit me ushqime dhe gjësende të tjera. 

Komuna e Skenderajt po përballën me një gjendje të jashtëzakonshme, pas përmbytjeve që shkaktuarn reshjet e shiut gjatë ditës së djeshme. 

“Ndonëse situata me reshje është qetësuar, shumë familje shtëpitë e të cilave janë përfshirë në ujë, kanë nevojë për ndihmën tonë, me gjëra ushqimore, veshmbathje, batanije, higjienë dhe gjëra të tjera të nevojshme. Është urgjente që t’u dalim në ndihmë në këto momente të vështira” – thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt në Facebook. 

Ndërsa, janë dhënë edhe numrat e telefonit për ata që kanë nevojë: 049141949 – Zyrtari për logjistikë; 048123651 – Zyra për informim të kësaj komuna.