Skenderaj, shkruhet gabimisht emri i komandantit legjendar

Në një nga rrugët e Skenderajt është vendosur një banderolë në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari.

Në të dy anët e banderolës është vendosur emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Mirëpo, në këtë banderolë emri i komandantit legjendar është shkruar gabim – Adam.

Banderola mban mbishkrimin ‘Lavdi Komandantit Legjendar Adam Jashari’.

Nuk dihet kush e ka vendosur banderolën.

Këto janë fotot e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar: