Skenderaj, rrokulliset me traktor, lëndohet vozitësi

Një person ka pësuar lëndime pasi është rrokullisur me traktor.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Murgë të Skenderajt.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 19:20, është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Murgë të Skenderajt, një burrë është rrokullisur me traktor”, ka thënë Zahiti.

Tutje ai ka treguar se personi i lënduar është ngasësi traktorit i cili është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.