Mallra në një supermarket - Foto: REL

Skenderaj, qytetari pagoi 26 cent më shumë në arkë, marketi gjobitet me 400 euro

Inspektorët komunalë të Skenderajt kaë gjobitur me 400 euro një supermarket që rriti çmimin e produktit tek arka.

Në aktvendim thuhet se një produkt në raft ka pasur çmimin 1.49 euro, ndërsa tek arka qytetari ka paguar 1,75 euro, përkatësisht 26 cent më shumë.

“Pas informatës që inspektorët e komunës sonë kanë marrë nga një qytetar i ndergjegjshëm se biznesi x produktit të caktuar ia ka rritur çmimin në arkë, ata kanë bërë inspektimin dhe kanë gjobitur me 400 euro biznesin përkatës”, ka shkruar kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.