Foto: Ilustrim

Skenderaj, qytetari goditet nga vetura, i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes

Një qytetar ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10 në Skenderaj.

Qytetari është goditur teksa po ecte në rrugë.

I dyshuari, person i panjohur, me veturën e tij ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa, i lënduari pas trajtimit mjekësor është liruar.

Rasti, i cili po trajtohet si aksident me të lënduar, është duke u hetuar.