Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Skenderaj, Policia nuk e gjen në shtëpi të infektuarin me COVID-19

Policia është duke zhvilluar hetime rreth një personi, i cili për shkak se ka rezultuar pozitiv me COVID-19 do të duhej të qëndronte në vetizolim.

Pas informacioneve të marra, njësiti i Policisë ka shkuar në shtëpinë e të infektuarit për të verifikuar nëse ai gjendej në vetizolim, por nuk e ka gjetur në shtëpi.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 15:20 në fshatin Abri e Ulët të Skenderajt.

Sipas Policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Rasti, i cili po trajtohet si përhapje e sëmundjes ngjitëse, vazhdon të hetohet.