Ilustrim

Skenderaj, Policia konfiskoi një armë gjuetie

Një armë gjuetie pa leje është konfiskuar, derisa i dyshuari që e kishte ne posedim është liruar në procedurë të rregullt. Rasti siç ka bërë të ditur Policia ka ndodhur në Skenderaj.

“Me datën 12.11.2019, rreth orës 16:20, në Stacioni Policor Skenderaj është pranuar informata për një mosmarrëveshje, ku një person ka qëlluar një reflektor që e ndriçon rrugën. Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë arritur ta identifikojnë dhe ta kontaktojnë personin e dyshuar M. D., 31 vjeçar, nga i cili si provë materiale është konfiskuar një armë gjuetie dhe 1 gëzhojë, për të cilën armë personi i dyshuar nuk posedonte leje”, bën të ditur Policia.

“Pas procedurave intervistuese, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt, ku ndaj tij është iniciuar rasti për ‘përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm’ dhe ‘dëmtim i instalimeve publike’”, përfundon njoftimi.