Skenderaj, Policia identifikon 120 aparate për prodhimin e kriptovalutave

Janë identifikuar 120 pajisje të cilat dyshohen se janë përdorur për prodhimin e kriptovalutave.

Pajisjet janë identifikuara gjatë bastisjes së një objekti, ndërsa sipas Policisë po ashtu është identifikuar edhe një person i dyshuar.

Rasti ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj, më 20 prill.

“Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e gjetura është njoftuar prokurori i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e gjetura të merren autoritetet doganore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në fillim të këtij viti, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të ndalojë prodhimin e kriptovalutave për shkak të gjendjes emergjente me energji elektrike.

Qeveria ndalon prodhimin e kriptovalutave