Foto: Policia e Kosovës

Skënderaj - Policia i sekuestron të miturit armën që e postoi në rrjete sociale

Një i mitur në Skënderaj është arrestuar nga Policia, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “armëmbajtje pa leje”. 

Sipas Policisë, personi i dyshuar në rrjete sociale kishte postuar një armë zjarri me tytë të shkurtër. 

“Nga i dyshuari në cilësi të provës materiale është sekuestruar arma e llojit pistoletë të cilën dyshohet se i dyshuari e kishte e postuar në rrjete sociale.” – thuhet në njoftim, më 20.02.2025. 

Ndërkaq, pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Rastit, thuhet se i mituri është liruar në procedurë të rregullt.