Foto-ilustrim

Skenderaj, persona të armatosur e ndalin në rrugë dhe ia grabisin kuletën

Një rast i grabitjes nën kërcënimin e armëve ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20 në Skenderaj.

Një qytetar ka raportuar në Polici se derisa ishte duke udhëtuar me veturën e tij është ndaluar nga tre persona të armatosur me revole.

Ata ia kanë grabitur kuletën me 100 euro.

Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.

Rasti, i cili po trajtohet si grabitje, është duke u hetuar.