Skenderaj për herë të parë bëhet me aparat mamografik

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se për herë të parë në këtë komunë, sot është bërë fotografimi i gjirit tek një paciente, pas funksionalizimit të aparatit të mamografisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Famlijare.

Sipas njoftimit, përveç mamografit, është mundësuar funksionalizimi edhe shërbimi i rëntgenit dhe ai i fotografimit të dhëmbëve dhe nofullës me pajisjen e Ortopanit.

Tutje, një njoftim bëhet e ditur se kryetari i komunës, Fadil Nura, ka thënë se këto tri pajisje mjekësore kanë kosto rreth 120 mijë euro.

“Tri këto pajisje mjekësore që kanë kosto rreth 120 mijë euro, nga sot vihen në shërbim të qytetarëve, pa pagesë, për të kryer shërbimet për të cilat ata kanë nevojë”, ka thënë kryetari Nura.

Komuna ka njoftuar se para se të bëhej e mundur kjo, për një fotografim mamografik qytetarët përkatësisht pacientet kanë paguar nga 80 deri në 100 euro tek spitalet dhe ordinancat private.