Skenderaj, një nënë vetushqyese vendoset në banesë sociale

Një nënë vetushqyese nga Klina e Epërme e Komunës së Skenderajt është vendosur në banesë sociale.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari përmes një postimi në “Facebook”.

Siç njofton Jashari, për mobilimin e banesës është përkujdesur Halil Kastrati në shoqata “Jetimat e Ballkanit”.

“Pas ofrimit të banesës dhe pakove ushqimore në vazhdimësi nga komuna jonë, hoxha i nderuar Halil Kastrati ka bërë mobilimin e banesës dhe sot familja në fjalë u vendos në banesën e socialit që ne kemi vënë në shfrytëzim afatgjatë. Kjo familje ashtu si shumë familje tjera do të jetë nën përkujdesjen e Qendres për Punë Sociale dhe do të përkrahet në vazhdimësi nga komuna jonë”, ka shkruar Jashari në Facebook.