Ilustrim

Skenderaj, një burrë sulmohet seksualisht nga një burrë tjetër

Një burrë nga Skenderaj është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se i njëjti ka keqtrajtuar seksualisht një burrë tjetër.

“Është arrestuar i dyshuari pasi që dyshohet se ka keqtrajtuar seksualisht viktimën burrë”, ka thënë Policia.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt të këtij viti, rreth orës 20:00.

Tutje është njoftuar se i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt pas intervistimit.

Dhuna seksuale dënohet në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Neni 227 i këtij kodi thotë se kushdo që detyron personin tjetër për të kryer akt seksual pa pëlqimin e personit të tillë, dënohet me burgim prej dy deri në 10 vjet.