Foto: Ilustrim

Skenderaj, ngacmohen seksualisht tri gra

Tri gra kanë njoftuar policinë se janë ngacmuar seksualisht nga një person.

Rasti ka ndodhur dje pasdite në Skenderaj.

Sipas raportit ditor të Policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.