Skenderaj, nënshkruhet marrëveshja për rinovimin e objektit të gjimnazit "Hamëz Jashari"

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshjen me Fondin e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, lidhur me rinovimin e objektit të Gjimnazit “Hamëz Jashari”.

Sipas Nurës, ky rinovim kap vlerën prej 237,157.00 euro.

“Ky është hapi i fundit përpara se të fillojë puna profesionale rreth modernizimit të objektit shkollor të gjimnazit në qytetin tonë, si institucion me rëndësi të veçantë i cili, jo që është menduar të rrënohet a të lihet në harresë, por të shndërrohet në një nga objektet më moderne”, ka shkruar i pari i Skenderajt në rrjetin social “Facebook”.

Më 14 shtator 2020, nxënësit e gjimnazit “Hamëz Jashari” në Skenderaj e kanë filluar vitin e ri shkollor në objekt të ri.

Në planet e ish- kryetarit Bekim Jashari, ishte që objekti që mban emrin e babait të tij të rinovohet tërësisht dhe nxënësit do të kthehen përsëri në atë objekt.

KALLXO.com në një hulumtim më 1 shtator 2020 kishte publikuar edhe pamje brenda objektit të vjetër ku tregonte gjendjen e mjerueshme të saj.

Po ashtu, edhe ditëve të fundit ka pasur reagime se objekti po shkatërrohej nga qytetarët duke i thyer edhe xhamat.

Ky është projekti i prezantuar nga kryetari Nura: