Ilustrim

Skenderaj, nën ndikim të alkoolit i dyshuari dëmton një pajisje e tri vetura në parking

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Skenderaj.

Ai dyshohet se nën ndikim të alkoolit me veturën e tij i ka goditur dhe dëmtuar tri vetura të tjera dhe një pajisje në parking.

Sipas policisë, personi dyshohet se kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 12 nëntor, rreth orës 21:05.