Skenderaj mbledh mbi 57 mijë euro për të prekurit nga tërmeti

Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me bizneset e kësaj ane kanë mbledhur një shumë prej 57 mijë e 800 euro.

Të gjitha këto para do të dërgohen për personat të cilët u prekën nga tërmeti i së martës në rajonin e Durrësit.

Komuna e Skenderajt nga buxheti ka ndarë 20 mijë euro ndërsa edhe vetë kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, ka ndarë 5 mijë euro.

“Me iniciativën e kryetarit z. Bekim Jashari është mbajtur takimi me biznese me qëllim për të ofruar ndihmë për personat që kanë pësuar nga tërmeti në Shqipëri”, thuhet në njoftim.

“Në takimin fillestar u grumbulluan gjithsejt: 57,800.00Euro, ndërsa nga kjo shumë e mjeteve të grumbulluara, 5,000€ iu dedikohen familjes Abazi nga fshati Livoç i Epërm, nga Gjilani’, njofton kjo komunë.

Komuna ka mbledhur edhe gjësende ushqimore e veshmbathje. Për këtë, është formuar edhe një komision prej disa anëtarëve.

“Kastriot Gashi 044/ 414-377. Ibush Hetemi 044/ 192-199, Ilir Veliu 044/ 192-419 dhe Musa Hajdari 044/ 346-806”, thuhet në njoftim.

Komuna e Skenderajt ka publikuar edhe listën e të gjithë atyre që kanë kontribuar për ndihmë ndaj qytetarëve të Durrësit dhe rrethinës.

Komuna Skenderaj 20,000€, Bekim Jashari 5,000€, QTA Arjeta 5,000€, Vëllezërit Xani 2,000€, Ilea Group 2,000€, Vëllezërit Geci 2,000€, Alfa Trade 2,000€, Kompania Graniti 2,000€, Nuredin Lushtaku 1,500€, Bekim Haxhiu 1,000€, Vëllezërit Gashi 1,000€, Loni Trade 1,000€, Ismet Commerce 1,000€, NTP Haxha 1,000€, 100% Design 1,000€, Kompania Ndërtimi 1,000€, Rreze Comerce 1,000€, Lindi Com 1,000€, Real Market 1,000€, Foto Kabashi 500€, Ferki Mecini 500€, Adi Fix 500€, Urban Technology 500€, Market Jetoni – Rakinicë 500€, OVL – Dega Skenderaj 300€, Rent a Car “Diti” 300€, (Tahir Lushtaku), Musa Hajdari 200€, Dyner Center 150€, Market Neki 100€, Kafiteria te Dyla 100€, Muje Selmani 100€, Nga kjo, Drejtorët e Drejtorive të komunës së Skenderajt kanë kontribuar secili nga 100€ dhe të gjithë asambleistët komunal nga 50€.