Skenderaj, Komuna ndihmoi me para familjet që kishin të infektuar dhe të vdekur nga COVID-19

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se dje janë ekzekutuar pagesat për 250 qytetarët e parë që kanë aplikuar (dhe që kanë plotësuar kriteret) nga janari i këtij viti për të marrë subvencionin prej 50 euro për çdo të infektuar me COVID-19 dhe 100 euro për çdo familjar të humbur nga sëmundja.

“Në përkrahje simbolike për të infektuarit me COVID-19 gjatë vitit 2020, dhe ata që kanë humbur familjarët e tyre nga ky virus, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, bëri të ditur se dje janë ekzekutuar pagesat për 250 qytetarët e parë që kanë aplikuar (dhe që kanë plotësuar kriteret) nga janari i këtij viti për të marrë subvencionin prej 50 euro për çdo të infektuar dhe 100 euro për çdo familjarë të humbur”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

Sipas njoftimit, kryetari Bekim Jashari po ashtu tha se aplikimet po vazhdojnë dhe kështu do të vazhdojë puna për realizimin e këtyre pagesave për këto dy kategori të komunës sonë.