Skenderaj, Komuna ndan 1 mijë euro për klubin e volejbollit të vajzave

Komuna e Skenderaj ka ndarë 1000 euro shpërblim për klubin e volejbollit “Skenderaj” në konkurrencën e vajzave të cilët fituan kupën e Federatës së Volejbollit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media të kryetarit, Bekim Jasharit.

“Sot, prita në në takim Klubin e Volejbollit “Skenderaj” në konkurrencën e femrave, të cilat ditë më parë fituan kupën e FVK-së, ditë më parë. Në shenjë urimi për sukseset e tyre ndava një shpërblim në vlerë prej 1,000 euro”, ka shkruar Jashari.

Ai ka thënë se përkrahja e komunës nuk do të mungojë për të gjitha klubet sportive dhe gjithë ata që kontribuojnë në përfaqësim të suksesshëm të kësaj komune.