Skenderaj, kanoset me jetë përmes telefonit

Një qytetar i fshatit Polac të Skenderajt ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës të premten në mesditë pasi që ishte kërcënuar me jetë përmes telefonit.

Viktima ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës duke thënë se është kërcënuar nga një person i panjohur.

“Me datë 17.10.2020 viktima ka njoftuar se përmes telefonit është kanosur me jetë nga një i dyshuar i panjohur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.