Skenderaj, inspektorati mbyll bastoren

Inspektorati komunal në bashkëpunim me policinë kanë mbyllur një bastore sportive në Skenderaj që vepronte ilegalisht

Komuna ka njoftuar se mbrëmë kanë mbyllur ktë bastore.

Në njoftim thuhet se përveç kësaj gjatë punëve rutinore ditore inspektorati komunal ka konfiskuar një sasi të pijeve të ndryshme në njërin prej marketeve në qytet të cilat ishin pa deklaracion.

Lojërat e fatit janë ilegale pas hyrjes në fuqi të Ligjit për ndalimin e lojërave të fatit në Kosovë, i cili ndalon funksionimin e bizneseve të këtyre lojërave për 10 vjetët e ardhshme.