Skenderaj, Inspeksioni has në produkte pa afat në një market

Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se inspektorët gjatë kontrolleve që kanë bërë nëpër markete të ndryshme në fshatin Polac ka hasur në produkte me afat të skaduar.

Në një njoftim të kësaj Komune thuhet se kanë konfiskuar mallin dhe e kanë asgjësuar atë, por që sipas tyre edhe ndaj pronarit është shqiptuar gjobë.

“Drejtoria e Inspektoratit gjatë kontrolleve që ka bërë nëpër markete të ndryshme në fshatin Polac, ka hasur në produkte me afat të skaduar në njërin prej marketeve në këtë fshat, përkatësisht në marketin “Ardi”. Ku pastaj e kanë bërë konfiskimin e mallit, dhe e kanë asgjësuar atë. Natyrisht, ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore”, thuhet në komunikatën e Komunës së Skenderajt.

Më tej, në njoftim Komuna ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunim që të raportojnë nëse hasin në raste të tilla.