Ilustrim

Skenderaj, i mituri shkakton aksident duke vozitur veturën

Një i mitur ka pësuar lëndime trupore pasi është aksidentuar me veturën të cilën e voziste.

Rasti ka ndodhur në fshatin Likoc të Skenderajt dhe rreth orës 14:00.

Sipas Policisë, dyshohet se vozitësi i mitur me veturë nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident trafiku.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka marrë vetë vozitësi dhe i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Rasti është duke u hetuar.