KEK

Skenderaj, i infektuari me COVID-19 punon në KEK

Komuna e Skenderajt, përkatësisht fshati Likoc, ka shënuar një rast të ri me COVID-19.

Kryetari i kësaj Komune, Bekim Jashari ka njoftuar se i infektuari është punëtor në KEK dhe kështu person kontakt i të infektuarve që punojnë në këtë kompani.

“Pas marrjes së informatës, IKSHP dhe QKMF-Skenderaj, kanë marrë të gjitha masat dhe familja e të infektuarit është në izolim shtëpiak”, ka shkruar Jashari në rrjetin social “Facebook” duke apeluar që të respektohen masat parandaluese ndaj coronavirusit.

Sot në gjithë vendin janë regjistruar 40 raste të reja, duke e dërguar numrin në 1,234 të të infektuarve me COVID-19.

Kurse, numri i të shëruarve është 890 gjithsej.

Në anën tjetër, numri i viktimave nga ky virus është 31.